Kuvendi komunal i Lipjanit, miratoi raportin e punës së kryetarit Ahmeti për vitin 2014

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Në seancën e mbajtur sot, kuvendi komunal i Lipjanit, ka miratuar raportin e punës së kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe drejtorive komunale për vitin 2014.

Vlora Limani-Hajnuni, kryesuese e kuvendit e cila e ka udhëhequr këtë mbledhje, fillimisht ka prezantuar rendin e  të ditës, dhe ka propozuar dy pika shtesë, për të vazhduar më pas me raportin e punës së zyrës së kryetarit të komunës, dhe drejtorive komunale për vitin 2014 si dhe  raportin e buxhetit të alokuar dhe shpenzimet në bazë të burimit të mjeteve, kategorive ekonomike dhe programeve, si dhe planifikimi dhe realizmi i të hyrave vetanake për vitin 2014.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në raportin e tij të punës për vitin 2014, ka nënvizuar të arriturat përgjatë kësaj periudhe,sukseset dhe sfidat me cilat është përballur komuna e Lipjanit, duke thënë se, përgjithësisht është punuar mirë dhe me shumë përkushtim.

“ Angazhimi ynë fillestarë është fokusuar në identifikimin e sfidave, përkatësisht objektivave në qeverisje të përgjegjshme dhe ligjore”, ka thënë kryetari Ahmeti, duke shtuar se, kundrejt këtyre objektivave  është dashur të maten indikatorët e përformancës, të gjendjes së shërbimeve publike,  gjendjes në arsim, shëndetësi, dhe në të tjera drejtori duke nxjerr përfundime mbi gjendjen e pranuar.

Kryetari Ahmeti, po ashtu ka thënë se krahas premisës sfiduese buxhetore me borxhet e trashëguara, në vlerë prej 7,116,287.57 euro, komuna e Lipjanit është detyruar të ndërtojë agjendën e reduktimeve, në mënyrë që të shtoj progres.  Në këtë rast, ka përmendur, ngritjen e përformancës administrative, zvogëlimin e shpenzimeve në të gjitha kategoritë buxhetore, përmirësimin e të bërit biznes( heqjen e taksave), menaxhimin e pasurisë dhe aseteve komunale, ndërtimin e infrastrukturës në gjithë territorin e komunës së Lipjanit, avancimin e sistemit arsimor, shëndetësor, uljen e kostos financiare në projekte kapitale, mbështetjen në fushat e bujqësisë, mbështetjen në fushat e sportit, rinisë dhe kulturës, përgjithësisht,  bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare.

“ Në administratën komunale, lëndët e pranuara përmes arkivimit, në vitin 2013 kanë qenë 23 mijë e 965 lëndë, ndërsa në vitin 2014 janë pranuar 51 mijë e 900 lëndë, që i bie se ka një progres.  Pastaj, heqja e taksës për leje afariste dhe taksës për shëndetësi për kontrollet mjekësore. Rritja e të hyrave vetanake në veçanti nga tatimi në pronë dhe qiraja e pasurisë komunale. Futja në sistem të pagave e të gjithë punëtorëve arsimor. Realizimi i buxhetit ( shpenzimi) për vitin 2014 në të gjitha kategoritë në total është 91.94% që ka një progres për 0.36% në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë kryetari Ahmeti, duke shtuar se, ky realizim është një progres i madh, duke marrë parasysh që nuk është lejuar rishikimi i buxhetit, nuk ka është lejuar ridestinimi i të gjitha mjeteve buxhetore.

Kryetari Ahmeti, po ashtu është shprehur i kënaqur me angazhimin dhe përformancën e ekzekutivit, stafit në përgjithësi. Ai ka thënë se, kjo përformancë ka marrë mirënjohje edhe nga USAID në bashkëpunim me UBO Consultig.

 

Ndërsa, drejtori për Buxhet dhe Financa, Shkelzen Hajdini, ka folur për raportin e buxhetit të alokuar dhe shpenzimet në bazë të burimit të mjeteve, kategorive ekonomike dhe programeve si dhe planifikimi dhe realizimi i të hyrave vetanake për vitin 2014.

“Buxheti i  Komunës së Lipjanit për vitin 2014, i miratuar në shtator të vitit 2013, ka qenë në vlerë prej 11,182,444.00€. Ndërsa, buxheti i alokuar deri më 31.12.2014 për vitin 2014 ka qenë 13,090,176.03€. Ky ndryshim në mes të buxhetit të aprovuar në kuvend komunal dhe buxhetit të alokuar vie si rezultat i vendimit të Qeverisë mbi rritjen e pagave për 25% dhe vendimit të Qeverisë për zvogëlimin prej 15% nga buxheti i organizatës sonë buxhetore në kategoritë Mallra dhe Shërbime dhe Komunali, mjeteve tjera të ndara shtesë nga  niveli qendror  dhe  alokimin e mjeteve nga rritja e Buxhetit të Komunës si rezultat i rritjes së inkasimit të të Hyrave Vetanake”, ka thënë drejtori Hajdini, duke shtuar se, alokimi i mjeteve ka filluar në muajin shkurt të vitit 2014. Mjetet nga kategoria Investime Kapitale ne tërësi janë alokuar në shkurt 2014, ndërsa alokimi i mjeteve në kategoritë tjera është bërë në periudha tremujore.

Të hyrat vetanake gjatë vitit 2014 janë realizuar në shumë prej, 1,623,309.86 € ,krahasuar me vitin 2013 janë më të larta për 35%, gjatë vitit 2013 të hyrat e realizuara kanë qenë 1,202,415.29.

“ Megjithatë, edhe përkundër vështirësive të evidentuara , falë mbështetjes nga kryetari i komunës, si dhe në bashkëpunim me drejtoritë komunale kemi arritur ta shpenzojmë grantin qeveritar në përqindje prej 99.51 %, dhe kemi realizuar buxhetin në përqindje prej 91.94%”, ka thënë drejtorit Hajdini.  Pas diskutimeve, këshilltarët komunalë kanë aprovuar këtë pikë të rendit.

Po ashtu gjatës seancës së sotme, këshilltarët komunalë kanë aprovuar propozim-vendimin për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare bashkësisë islame në Lipjan dhe propozim-vendimin për dhënien e pëlqimit për ndarjen- transferimin e mjeteve financiare.

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...