Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit hap konkurs për pranimin e deputetëve të rinj!

PUBLIKUAR

Me qëllim të fuqizimit të organizatës sonë me kuadro dhe energji të reja rinore, Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit ka marrë vendim për hapjen e konkursit për pranimin e deputetëve të rinj.

Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit është organizatë jo-qeveritare, e themeluar me qëllimin kryesor të përfaqësimit dinjitoz të të rinjve, të rritjes së përfaqësimit të tyre në vendimmarrje dhe për çështje të tjera të interesave rinore. Andaj, duke dashur t’i arrijmë këto objektiva i ftojmë të rinjtë të cilët janë të gatshëm për punë vullnetare dhe angazhim rinor, të aplikojnë në konkursin e KRL-së.
Të gjithë ata të rinj që jetojnë në komunën e Lipjanit, kanë të drejtë aplikimi por duke plotësuar kriteret e përcaktuara të konkursit. Vlen të theksohet se KRL-ja do të respektojë përfaqësimin gjinor e po ashtu, gjithnjë sipas rregullores së brendshme, do të mirëpresim aplikimet nga pjesëtarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Komunën e Lipjanit.
Konkursi për pranimin e deputetëve të rinj fillon nga data 20.02.2018 deri me 10.03.2018.

Të gjithë aplikantët duhet t’i plotësojnë këto kritere:

1. Të jenë të moshës 15 deri 24 vjeç;
2. Të mos jenë pjesë e strukturave të ndonjë partie politike;
3. Të kenë rezultate të kënaqshme në studime apo në shkollë të mesme;
4. Të jenë qytetarë të Komunës së Lipjanit.

Të interesuarit për t’u bërë pjesë e KRL-së, duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Motivuese (Tema: Pse dëshironi të jeni pjesë e KRL-së) në email adresën [email protected]

Kandidatët të cilët kalojnë fazën e parë të seleksionimit, do të njoftohen për fazat e tjera.

Suksese,
Rinor Murati, kryetar i Kuvendit të Rinjve të Lipjanit.

 

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...