Kuvendi i Kosovës nesër me dyer të hapura

PUBLIKUAR

photo-kushtrim-ternava-shperberja-e-kuvendit5-6661

Të hënën, më 15 shtator, kushdo që dëshiron ti takoj nga afër deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të shoh nga afër punën e tyre dhe ambientin e punës, mund ta bëjë pas asnjë pengesë.

Si rrallëherë ata nesër presin qytetarët, kjo për të shënuar Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

Me moton e këtij manifestimi: ”Demokracia është liri pjesëmarrjeje dhe përgjegjësi”, duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi hap dyert për qytetarët që dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe të takohen me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

Gjatë kësaj dite do të mbahet Panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile, si dhe do të organizohen aktivitete të ndryshme për pjesëmarrësit.

Në të njëjtën ditë do të ndahen çmimet për esenë më të mirë në temën: “Dua të jem aktiv dhe të marr përgjegjësi për proceset politike dhe shoqërore të vendit”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...