Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Lipjanit udhëhequr nga Kryesuesi, Daut Azemi ka zhvilluar punimet e mbledhjes së njëmbëdhjetë me radhë, në të cilën u aprovuan pikat e rendit të ditës të cilat u propozuan për shqyrtim në këtë seancë, duke ju shtuar edhe tri pikë shtesë të propozuara nga ekzekutivi.
Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, bashkë me drejtorët e drejtorive, të cilët kanë dhënë sqarime në të gjitha çështjet dhe pyetjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Drejtori për buxhet dhe financa, Latif Ramadani, prezantoi propozim vendimin mbi rialokimin e mjeteve të buxhetit për vitin 2022, propozim që u votua me shumicë të votave, për të vazhduar me raportin nga procesi i organizimit të dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit të komunës për vitet 2023-2025.

Ndërsa, propozim Vendimi mbi aprovimin e buxhetit për vitet 2023-2025 të cilin e elaboroi drejtori për buxhet dhe financa, Latif Ramadani, ku theksoi se ky projekt buxhet do të ngërthej në vete, investime e projekte të shumta që kanë bazën tek qytetarët dhe i shërbejnë pikërisht atyre, pas diksutimeve të cilat u zhvilluan lidhur me planifikimin e buxhetit me shumicë votash u miratua ky buxhet.
Gjithashtu, gjatë punimeve të kësaj seance u shqyrtua dhe u miratua Raporti për monitorimin e zbatimit të Hartes Zonale të Komunës së Lipjanit për periudhen 3 Korrik 2021-3 Korrik 2022.

Po ashtu është miratuar edhe propozim vendimi i Programit tre vjeqar për banim 2022-2025 të Komunës së Lipjanit.
Në këtë seancë, u miratua edhe vendimi mbi caktimin e tarifave për qendrimin ditor të fëmijeve në institucionet parashkollore në fshatrat Gadime dhe Sllovi, pastaj u miratuan edhe propozim vendimi për formimin e komisionit përzgjedhës për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në insitucionet publike edukativo-arsimore të Komunës së Lipjanit dhe propozim vendimi për zëvendësimin e anëtarit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, gjatë kësaj mbledhje ka prezantuar raportin e punës janar-qershor të zyrës së kryetarit dhe drejtorive komunale.
Ndërsa Kuvendi miratoi edhe vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për trajtimin e qenëve endacak në territorin e Komunës së Lipjanit dhe vendimin për përcaktimin e destinimit dhe ndryshimin e titullarit të paluajtshmërisë nga shkolla fillore Banullë në komunën e Lipjanit.


