Kuvendi heq dorë nga blerja e skanerit (Video)

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës është duke e shqyrtuar seriozisht opsionin që të heq dorë nga blerja e skanerit të sofistikuar, i cili do të pamundësonte futjen e gazit lotsjellës dhe mjeteve tjera të ndaluara në Kuvendin e Kosovës.

Jozyrtarisht, Tribuna Channel merr vesh se Kuvendi është duke menduar qe mjetet e ndara nga Qeveria për blerjen e këtij skaneri t’i orientojë në modernizim të shërbimeve të IT-së.

Ky vendim ndërlidhet me qetësimin e situatës në Kuvend.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, i cili para tre muajve pati konfirmuar për Tribuna Channel se Kuvendi kishte nisur proceduarat për blerjen e këtij skaneri, tani thotë se Kuvendit i duhen konsulta shtesë pasi bëhet fjalë për një pajisje të veçantë.

Ndërkohë, ai nuk e ka mohuar lajmin që Kuvendi të heq dorë nga kjo blerja e tij.

SHIKO MË SHUMË

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...