Kuvendi i Komunës së Lipjanit, nën-udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet e seancës së 25-të me radhë. Fillimisht në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri u mbajt një minut heshtje, pastaj janë vazhduar punimet e kësaj mbledhje për shqyrtimin dhe aprovimin e pikave të rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për diskutim dhe aprovim
Kryetari Imri Ahmeti së bashku me drejtorër komunal edhe përgjatë kësaj mbledhje ka dhënë sqarime rreth qështjeve të ngritura nga asamblistët, njofton komuna.
Pas diskutimeve nga ana këshilltarëve komunal me të gjitha votat e anëtarëve prezent është aprovuar Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal 2019-2023 në Komunën e Lipjanit, pastaj është aprovuar rregullorja për taksat komunale. Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar edhe Rregullorja për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin 2020, Rregullorja mbi transparencën në Komunën e Lipjanit, Vendimi I Planit Komunal për riintegrimin e qëndrueshëm të përsonave të riatdhesuar 2019-2022, si dhe Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare.

Po ashtu në këtë mbledhje është bërë prezantimi i raportit të punës së sektorit për përsonel për periudhën Janar-Tetor 2019 si dhe është dhënë informatë mbi rishikimin e planit të zbatimit të rekomandimeve të auditorit të jashtëm dhe rishikimin e planit të zbatimit të auditorit të brendshëm.



