Kushti i Ronaldos për të qëndruar te Man Utd edhe sezonin tjetër

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo bëri bujë me rikthimin e tij në Manchester United në verë, 12 vite pasi ishte larguar. Megjithatë, ky rikthim mund të mos zgjasë aq sa “Djajtë e Kuq” mendonin.

Manchester United momentalisht është në krizë të rezultateve, e që ka bërë që të mos jenë në garë për titullin e Premierligës, duke e brengosur edhe Ronaldon.

Në rast dështimi dhe moskualifikimi në Champions League edicionin e ardhshëm, largimi i Ronaldos mund të ndodhë, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediumit britanik, Express, Ronaldo pritet të largohet nga klubi nëse nuk ndryshohet situata.

Sulmuesi portugez është i etur për sukses, edhe individualisht edhe kolektivisht dhe nuk është i gatshëm të qëndrojë te një ekip ku pritshmëritë dhe niveli nuk është i njëjtë me të tijin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...