Kushtetuesja i thotë “po” Speciales

PUBLIKUAR

Gjykata Kushtetuese ia ka hapur “dyert” Kuvendit të Kosovës për të proceduar themelimin e Gjykatës Speciale, një organ ndërkombëtar që do të merret ekskluzivisht me gjykimin e ish-guerilëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën dyshimin për krime të luftës.

Institucioni që drejtohet nga Enver Hasani, të mërkurën e ka pranuar kërkesën e kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke thënë se ndryshimi i Kushtetutës së vendit për shkak të themelimit të Gjykatës Speciale nuk i pakëson të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II të aktit më të lartë juridik të vendit, shkruan “Zëri”.

Neni i ri ka të bëjë me krijimin e kësaj Gjykate, që do të drejtohet nga prokurorët dhe gjyqtarët ndërkombëtarë, të cilët do të merret me pretendimet e senatorit zviceran Dik Marti për krimet e mundshme të UÇK-së gjatë periudhës 1998-1999. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...