Nuk është se Argjentina mbeti pa pushime, e po shfrytëzon fundin e gushtit për të shijuar sadopak verën, jo! Këngëtarja na dhuroi plot imazhe nga bregdeti këtë sezon, ndërsa udhëtimet sa në një vend, në tjetrin nuk kanë qenë të pakta. Këto dy ditët e fundit, Ramosaj ka postuar disa foto nga Dhërmiu, si gjithmonë së bashku me familjen. Bashkë me dy djemtë e saj të zemrës, Argjentina duket se nuk shqetësohet tepër për ardhjen e shtatorit.
Veshur me bikini të zeza, këngëtarja na dëshmoi dhe një herë se fiziku nuk i ka ndryshuar aspak që pas lindjes së vogëlushit.
Si gjithmonë në top-formë, duket se Ramosaj riktheu “të nxehtin afrikan”, sidomis në jug të Shqipërisë.
Për më shumë shikoni fotografitë. /GazetaExpress/.


