“Kush ndër katër finalistët, kishte bërë lojën më të bukur?, Gerta Gixhari jep përgjigjen

PUBLIKUAR

Gerta Gixhari ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për përvojën e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Gjatë intervistës, ajo u pyet nga moderatorja se kush, sipas saj, ndër katër finalistët, kishte bërë lojën më të bukur.

Moderatorja tha: “E kuptoj që Rozana, Laert nuk do të thuash, pra mes Eglit dhe Gjestit i bie”.

Foto: Screenshot/YouTube

Gerta u përgjigj: “Po, po themi Gjesti. Gjesti, sepse, pavarësisht se ai ka luajtur shumë me atë paqëndrueshmërinë e tij, duke pasur shumë situata dhe gjithmonë justifikohej me idenë që ‘Ej, shiko, se unë të provokova dhe e bëra për lojë’, pra fshihej gjithmonë pas kësaj. Unë ia thosha edhe në shtëpi karshi lojës së Gjestit, por gjithsesi, po themi të bukur, sepse, duke qenë se natyrës së tij i shkon… domethënë edhe kur thoshte që e bëra për provokim, e bëra për lojë, çfarë do t’i thoshe më? Kështu që edhe kjo gjëja atij i shkonte”.

Më tutje ajo vazhdoi: “Kishte edhe raste që nuk e merrje dot seriozisht. Kishte shumë raste që Gjetin nuk e merrje dot seriozisht në momente kur ai kishte një situatë të ngritur, po themi, dhe vërtet duhej gjykuar ajo situatë. Prandaj edhe herë pas here marrëdhënien time me Gjestin e kam pasur ‘terhiq e mos e këput’. Ne edhe kishim dëshirë të rrinim me njëri-tjetrin, por ndonjëherë na duhej që shumë situata – mua të paktën – shumë situata të Gjestit nuk më pëlqenin”.

“Unë nuk mund të rrija për qafe me Gjetin dhe më pas të filloja ta sulmoja. Kështu që herë pas here më duhej t’i tregoja situatën, vendin, ato pakënaqësi që unë kisha për lojën e tij, por edhe nuk doja t’i humbisja momentet e bukura që qeshja shumë me Gjestin”, përfundoi Gerta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...