Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është duke menduar për formacionin e tij për ndeshjen kundër Napolit.
Giorgio Chiellini u lëndua në ndeshjen kundër Frosinones dhe gjasat janë të vogla që të kthehet në ndeshjen e të shtunës.
Sipas Calciomercato.it, Allegri është duke i menduar disa alternativa për ta zëvendësuar qendërmbrojtësin.
Daniele Rugani është zgjedhja më natyrale, mirëpo 21-vjeçarit i mungon përvoja dhe nuk mund t’i besohet markimi i sulmuesit më në formë, Gonzalo Higuain.
Opsioni tjetër është Stephan Lichtsteiner, mirëpo zvicerani duhet të luajë në një pozitë në të cilën nuk është mësuar.
Dhe alternativa e tretë është që të luajë me katër mbrojtës, me Leonardo Bonuccin dhe Andrea Barzaglin si qendërmbrojtës dhe me dy mbrojtës krahu. /Telegrafi/


