Kush ia la emrin UÇK-së? Flet Blerim Latifi

PUBLIKUAR

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka folur në emisionin Pressing në T7 lidhur me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot është data 17 nëntori që konsiderohet si data e themelimit të UÇK-së. Latifi, që ka qenë ish-ushtar, ka thënë se ka pasur shumë propozime për emrin e UÇK-së fillimisht, por më vonë u vendosë për këtë emër.

“Kishte së pari shumë propozime të ndryshme për emrin e UÇK-së. Fillimisht ishte një propozim për emrin njësiti gueril “Rexhep Mala”. Emër ky me rëndësi por më vonë u vendos për një emër shumë më reprezentativ që përfshin tërë qënien kombëtare brenda saj”, thotë ai.

Tutje ai përmend edhe personat që thuhet se ia kanë lënë emrin.

“Ka debate edhe kush ia la emrin. Nga shumë biseda që kam dëgjuar ishte Ali Ahmeti ai që i la emrin. Shumë të tjerë thonë se ishte Xhavit Haliti ai që e tha këtë emër. Ka edhe të tjerë që përmendin emra tjerë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...