Real Madrid e ka paralajmëruar Paris-Saint Germainin që ata duhet të ofrojnë 1 miliard euro nëse dëshirojnë të nënshkruajnë me Cristiano Ronaldon.
Kampionët e Ligue 1 kanë qenë një kohë të gjatë të lidhur me një lëvizje për reprezentuesin portugez, i cili ka fituar topin e artë këto dy vitet e fundit, dhe ka pasur spekulime se ata mund të lëvizin para këtë verë.
Megjithatë, presidenti i klubit madridlen, Florentino Perez, ka thënë që francezët, të cilët janë nën pronësinë e Qatar Sports Investments, nuk kanë shans për të nënshkruar me sulmuesin, derisa nuk e paguajnë kaluzolën që është rekord i transferimeve.
“Nëse PSG e dëshiron Ronaldon, ata duhet të paguajnë klauzolën e transferimit prej 1 miliard eurove”, ka deklaruar Florentino Perez. /Telegrafi/


