Kush i frikësoi deputetët e Srpskas, dje në Prishtinë?

PUBLIKUAR

Një zyrtar i lartë i Kuvendit të Serbisë ka thënë se deputetit e këtij nacionalitetit të parlamentit të Kosovës nuk morën pjesë në seancën e djeshme për demarkacionin për shkak se ishin të frikësuar se do t’u ndodhte diçka në protestën e paralajmëruar.

Sipas tij, nuk pati asnjë arsye tjetër pse Srpska nuk ishte në parlament, duke bërë të dështojë ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin, pasi në mungesë të deputetëve të kësaj liste, koalicioni qeveritar nuk mundi të sigurojë 80 votat e domosdoshme për ta ratifikuar akordin e kufirit me Malin e Zi.

“Siguria e atyre që nuk janë shqiptarë është përherë e kërcënuar, e sidomos kur bëhet fjalë për serbët. Hidhërimi i demonstruesve gjatë një proteste mund të zbrazet te jo-shqiptarët, e kjo do të thotë ndaj serbëve. Prandaj, thjeshtë, gjithmonë ka rrezik që në këto protesta të bëhen të dhunshme dhe të rrezikojnë sigurinë e të gjithëve”, ka thënë kryetari i komisionit parlamentar për Kosovën e Metohinë në Kuvendin e Serbisë, njofton B92, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare...

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...