Kush është Maria Bove, modelja italiane që publikoi video duke u puthur me Robert Berishën

PUBLIKUAR

Maria Bove e njohur si Mari J është një modele dhe influencere ndërkombëtare – shkruan në biografinë e publikuar në faqen e saj në internet.

E rritur në Vallata, një fraksion i vogël i provincës Avellino, ajo ka punuar si modele për të vazhduar studimet, të cilat i braktisi përkohësisht për t’iu përkushtuar tërësisht pasionit të saj – botës së modës.

Në vitin 2011 ishte finalistja italiane në garën ndërkombëtare ‘Miss Bota’ dhe filloi të ngjitej drejt suksesit.

Pasi u bë fytyra e brendeve të popullarizuara dhe zbukuroi ballinat e revistave ndërkombëtare, në vitin 2020, Mari J vendosi të pushtonte Italinë dhe u bë ambasadore e bukurisë italiane në botë.

Ajo u shndërrua si një protagoniste në shoubizin italian dhe modën, u bë mysafire në transmetues televizivë dhe u shfaq në artikuj të shumtë që flisnin për bukurinë e saj.

I pëlqen shumë vallëzimi, këndimi dhe ushqimi i mirë, si edhe aktrimit. Krahas italishtes, flet rrjedhshëm edhe anglisht dhe frëngjisht.

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...