“Kush është kjo vajzë?” Fansat habiten kur mësojnë se ishte Dua Lipa me këtë veshje të maskuar rrugëve të Parisit

PUBLIKUAR

Ajo nuk dështon kurrë së treguari shijet e saj të modës.

Dhe Dua Lipa i përmbushi pritshmëritë të shtunën, duke ecur në rrugëve të Parisit, ndërsa tregoi elegancën e saj e veshur me një pallto lëkure, shkruan DailyMail.

Por e çuditshme është se si këngëtarja 26-vjeçare e fshehi tërësisht fytyrën e saj me një maskë fytyre dhe syze dielli në kryeqytetin francez, i cili njihet si një nga qendrat kryesore të modës në Evropë.

Duke shtuar ngjyra në veshjen e saj të fundjavës, fituesja e çmimeve “Brits” kishte veshur një kapele të zbukuruar në ngjyrën vjollce dhe një shall jeshil, të cilin e kishte vendosur rreth kokës.

Dua mbante një çantë të hirtë me gëzof, e cila karakterizohej me një rrip ari të trashë.

Ajo e rriti lartësinë e saj me një palë çizme elegante të zeza – të cilat kombinoheshin mjaftueshëm me veshjen e saj.

SHIKO MË SHUMË

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...