Kush është Janny Sikazwe? Gjyqtari që çuditi botën me referimin e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës

PUBLIKUAR

Zyrtari  i ndeshjes përfundoi dy herë ndeshjen para kohe në ndeshjen kundër Mali duke shkaktuar polemika të mëdha në botën e futbollit

Turnetë kryesore të futbollit preferojnë të prodhojnë momente magjike, por ato kanë po ashtu potencial për të shkaktuar kaos, ashtu si e pamë në ndeshjen Mali-Tunizia në Afcon 2021.

Kishte shumë zemërim dhe konfuzion kur gjyqtari i ndeshjes përfundoi dy herë ndeshjen para kohës së rregullt, duke mbyll kështu shpresat – edhe pse të pakta – që Tunizia ta barazonte rezultatin.

Po kush është Janny Sikazwe?

Janny Sikazwe është një gjyqtar nga Zambia i lindur më 26 maj 1979. Ai është njëri prej referëve më të njohur në vendet afrikane, pasi që ka marrë licencë të FIFA-së për arbitrim që në vitin 2007.

Ai ka një përvojë të gjatë dhe ka drejtuar ndeshje të profilit të lartë në gara të ndryshme, si në nivelin e klubeve ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Nga garat më të njohura Sikazwe ka referuar në Ligën e Kampionëve CAD, në Botëror të FIFA-së, Kupën e Kombëve të Afrikës dhe Botërorin e Klubeve të FIFA-së.

Një mësues ai hyri në mesin e gjyqtarëve më 2008 në kampionatin e CAF për 20 vjeçarët. Që nga atëherë, karriera e tij ka pasur një trajektore në rritje.

Nga një gjyqtar në Kupën e Kombeve të Afrikës, Sikazwe filloi që të ndajë drejtësinë në Botërorin e Klubeve 2016 në ndeshjen finale Real Madrid-Kashima Antlers dhe finalen e Kupës së Kombëve të Afrikës, Kamerun=Egjipt.

Ai u bë gjyqtari i parë nga Zambia që ndanë drejtësinë në një ndeshje Botërori, duke referuar dy ndeshje në botërorin 2018, Belgjika – Panama dhe Japoni – Poloni.

CV-ja e tij tregon se Sikazwe është një gjyqtar i njohur dhe një nga ata që ka aftësi të referojë edhe në finale të Botërorit.

Sikazwe sonte e gjeti vetën në polemika pas një referimi në ndeshje të Afcon 2021, kur ai dy herë e përfundoi ndeshjen para kohe.

Fillimisht ai e përfundoi ndeshjen në minutën e 85-të – pesë minuta para kohës së rregullt – pastaj edhe njëherë para minutës së 80, duke shkaktuar zemërim të Kombëtarja e Tunizisë, të cilët po bënin presion që ta barazojnë rezultatin pasi që po humbnin 1-0.

Një seri konfuzionesh ndodhën gjatë kësaj ndeshje, me një konferencë për shtyp të ndërprerë pasi që CAF dha urdhër që të rifillojë ndeshje, me gjyqtarin që prapë e ndërpreu atë për rreth 17 sekonda para kohe.

Derisa lojtarët e Malit u rikthyen në fushë, Tunizia nuk u kthye dhe rezultati mbetet i njëjtë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...