“Kush e bëri këtë?” Luana Vjollcës ia shkatërrojnë Ferrarin gjatë xhirimeve

PUBLIKUAR

Ndërkohë që të gjithë shijuan të dielën e pushimit ditën e djeshme, Luana Vjollca ishte sërish në punë.

Moderatorja e njohur ka treguar se dje ka qenë në xhirime për një projekt të ri, të cilin nuk ka dashur ta zbulojë. Nuk dihet nëse ajo po punon për ndonjë reklamë apo këngë të re, por me siguri duhet të jetë kjo e fundit përderisa para pak ditësh paralajmëroi se po përgatiste projekte muzikore.

Luana ka publikuar pamje të ndryshme gjatë punës bashkë me ekipin e saj dhe foton brenda një “Ferrari”.

Mirëpo gjatë xhirimeve asaj i ka ndodhur një incident i papritur, që duket se i ka prishur gjithë mbrëmjen. Moderatorja ka treguar në një foto se një person ka shkatërruar gjithë pjesën përpara “Ferrari”-t duke i thyer xhamin.

“U qyqa kush e bëri këtë?!”, ka shkruar Luana përkrah fotos, duke mos e kuptuar për çfarë arsye mund ta kenë bërë këtë gjë dhe kush është autori.

Nuk dihet nëse makina në fjalë është në pronësi të moderatores, mirëpo është e sigurt që ajo e ka përdorur gjatë xhirimeve. Se çfarë do të ndodhë më tej me këtë ngjarje pritet të shohim dhe ndoshta do jetë vetë Luana që do të ndajë të tjera detaje me fansat e saj. /ExpressRozë/

SHIKO MË SHUMË

Selin Bollati thyen heshtjen pas mungesës në rrjete sociale, zbulon arsyen që shqetësoi ndjekësit

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka sqaruar mungesën e saj të...

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...