Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet për kryetarë të komunave në 32 komuna, ndërsa certifikimi i rezultateve për 6 komunat të tjera do të bëhet në një mbledhje të radhës pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatë Supreme.
Po ashtu dje është bërë edhe certifikimi i kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
Ditëve në vijim pritet që Ahmeti të filloi që ta kompletoj kabinetin e tij me emrimet e reja.
Emrimet mund të jenë, në Drejtorin për Shërbime Publike ku drejtor ishte, Heset Sahiti.
Po ashtu, emrim mund të ketë edhe në postin e nënrkyetarit të Komunës, post që mbante Fitim Selimi
Kryetari Ahmeti sot gjatë ditës ka paralajmruar dy takime me qytetarë për besimin e dhënë.
“Unë nga nesër do jemë në tubime me qytetarët me qëllim falenderimi e ndërtimi të komunikimit të përbashkët. Nesër e shtune, 04.11.2017, në ora 18:00, do të jemi në Janjevë ndërsa në ora 19:00 në Akllap”, ka shkruar Kryetari Ahmeti.


