Kush do të shkojë në Hagë? Përgjigjet kryetarja e Gjykatës Speciale

PUBLIKUAR

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë, Ekatarina Trendafilova, në një konferencë për media, ka thënë se zbardhja e së vërtetës për krimet e dyshuara të kryera nga UÇK-ja, i intereson vetë UÇK-së

Lidhur me emra konkretë, presidentja Trendafilova tha se “në këtë moment nuk kam se ç’të them”, mirëpo ka treguar se e rëndësishme është zbardhja e së vërtetës dhe nëse ka akuza, “sepse kjo i intereson në radhë të parë vetë UÇK-së”, shkruan DW.

“Jemi në fillim të procesit, por siguroj se ekipi i gjykatësve së shpejti do të jetë së shpejti plotësisht operativ dhe se prokurorët do të jenë tërësisht të pavarur të marrin vendime. Po ashtu duhet të kemi shumë kujdes që të mbrohen dëshmitarët”, ka thënë kryetarja.

Ajo ka thënë se përballja me të shkuarën nuk është asnjëherë e lehtë, por ndihmon të vërtetën. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...