Kusari – Lila: Serbia ka qenë e gatshme ta njoh Kosovën veç kur u diskutua shkëmbimi territorial

PUBLIKUAR

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshje nga procesi i dialogut me Serbinë, që më pas i janë shfaqur si sfida Qeverisë Kurti.

Ajo tha se pala serbe s’ka bërë asnjë ratifikim të marrëveshjeve e mbi të gjitha ende sot e ka Kosovën në preambulë të Kushtetutës së Serbisë.

“Një proces i cili ka kaluar pashmangshëm dhe me një qasje të drejtpërdrejt të ndërmjetësve të BE-së dhe ShBA-së, është barazia e palëve. Është trajtimi i shteteve qoftë edhe në aspektin nominal me emrat e tyre, Kosova dhe Serbia, e jo Prishtina dhe Beogradi”.

“Gjithë kërkesa e juaj për njohje nga ana e Serbisë, ta krijon përshtypjen që kjo njohje ishte dikur, e tash u tërhoq ajo nga Serbia”, është shprehur Kusari – Lila, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se Serbia ka qenë e gatshme për ta njohur Kosovën veç në rastin kur është diskutuar shkëmbimi territorial.

“Sot, aktualisht nëse kthehet në tavolinë shkëmbimi territorial mes Kosovës e Serbisë, Serbia është e gatshme të thotë se e njoh Kosovën, sepse thotë se “mora diçka”. Kjo ishte përshtypja që ishte krijuar në vazhdimësi në kompensim të diçkaje për këtë njohje. Kjo ka qenë një qasje tepër e rrezikshme për Ballkanin, dhe e tillë tashmë as nuk diskutohet”, është shprehur Kusari – Lila, njofton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...