Kusari-Lila përpiqet që t’i përçajë mësuesit, lavdëron shkollat që po i kthehen mësimit

PUBLIKUAR

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila ka disa fjalë lavdëruese për shkollat që po i kthehen mësimit.

Kusari-Lila përmes një shkrimi në Facebook tha se pas sqarimit të qeverisë dhe sindikatës, vazhdimi i grevës ka humbur arsyet e saj.

“Përderisa u sqaruan Qeveria dhe Sindikata, për grevat në përgjithësi dhe ato në arsim në veçanti, arsyet për vazhdim të grevës dhe cenimin e të drejtës elementare të nxënësve po humbin.

I përgëzoj mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave fillore dhe të mesme, të cilët kuptuan drejtë procesin e dialogimit social dhe vendosën të fillojnë mësimin që nesër me orar të plotë, duke ju kthyer fëmijëve të drejtën që ju takon”, shkroi ajo.

Tutje, Kusari-Lila ka uruar që të gjitha shkollat t’i bashkangjiten rrugës së dijes dhe arsimit.

“Gëzimi dhe entuziazmi i fëmijëve që nesër fillojnë shkollën veç se do të rrisë dëshirën dhe ngritë vetëdijen edhe tek ata që hezitojnë të rifillojnë shkollën.

Punë dhe mësim të mbarë shkollave në mbarë Kosovën që fillojnë nesër dhe uroj të gjitha tjerat të bashkangjiten në rrugën e dijes dhe arsimit”, tha ajo.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...