Kusari-Lila: Opozita nuk ka konsensus të brendshëm për të shkarkuar Kurtin – është joserioze të kërkojnë mbështetje nga ne

PUBLIKUAR

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se si subjekt politik nuk do të mbështesin kërkesën për mocion mosbesimi të një grupi parlamentar individualisht.

Ajo u shpreh se nuk ka konsensus brenda partive të opozitës.

“Tri grupet parlamentare të opozitës kanë 42 vota bashkë 2 vota janë të deputetëve të pavarur nëse 44 vota nuk ju bashkohen 16 vota të LVV-së sipas deklarimit të tyre atëherë shanset për çfarëdo suksesi të mocionit janë të vogla”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se në anën tjetër ka kërkesa për dorëheqje dhe shpërbërje të Kuvendit që duhen 2/3 e votave.

“Të gjitha këto nuk mund të bëhen në nivelin e deklarimeve politike nga grupime të veçanta për të caktuar një datë të zgjedhjeve në një datë më të afërt sesa zgjedhjet e rregullta”, tha Kusari-Lila.

Shefja e deputetëve të LVV-së ka thënë se duhet të ketë edhe seriozitet dhe përkushtim të partive politike për dialog të mirëfilltë.

“Përderisa grupet politike të opozitës nuk e kanë këtë duket pak joserioze të kërkohen votat e pozitës për të shpërbërë Kuvendin apo për të mbështetur mocionin e mosbesimit”, tha Kusari-Lila. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rivarrimi i 8-vjeçarit të zhdukur në luftë, Haxhiu: Ditë dhimbjeje, sikur të mos mjaftonte vrasja e tij edhe trupi i tij u zhduk

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit...

Varroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti, figuronte i zhdukur gjatë luftës

Sot më 18.04.2026 në ora 13:30, në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes...

Aksioni i Inspektoratit të Punës, 34 ndalim punimesh në 48 orët e fundit

Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektues në të gjithë...