Kusari-Lila: Ankthi i AAK-së, pamundësia për të kërkuar haraç

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

kusari-lila-ankthi-i-aak-s-euml-pamund-euml-sia-p-euml-r-t-euml-k-euml-rkuar-hara-ccedil_hdKryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në një postim në Facebook ka shkruar se “ethet e humbjes së pushtetit në Komunën e Gjakovës, për AAK-në ndjehen edhe sot kur temperaturat janë përmbi 33 gradë celcius”.

Lexojeni të plotë postimin e Kusarit në Facebook:

Komuna e Gjakovës i dhuron AAK-së, 3 muaj trajnim falas dhe 4 vite tjera opozitë!


Ethet e humbjes së pushtetit në Komunën e Gjakovës, për AAK-në ndjehen edhe sot kur temperaturat janë përmbi 33 gradë celcius.

Ankthi më i madh për këtë parti mbetet pamundësia për ti kërkuar haraç dhe për ti kushtëzuar edhe më tutje donatorët, investitorët dhe kompanitë të cilat tash e gjashtë muaj kanë gjetur një derë të hapur në Komunën e Gjakovës.
Aq i madh është zhgënjimi i humbjes sa që nuk e mbajnë mend as muajin se kur është mbajtur Konferenca e Donatorëve, e lëre më që marrin të drejtën të spekulojnë për shpenzimet që janë bërë gjatë kësaj konference.
Kur flasim për transparencën, së pari Komuna e Gjakovës është e gatshme të i ofrojë një trajnim 3 mujor gjithë degës së AAK-së sa për të kuptuar definicionin se çfarë është transparenca.
Opozita nuk mund të identifikohet vetëm me dy qështje të shpifura monotone siq është QKMF-ja dhe Konferenca e Donatorëve.
Megjithatë, Komuna e Gjakovës ju është përgjigjur disa herë rreth organizimit të Konferencës, por si duket patjetër Degës së AAK-së në Gjakovë duhet ti bëhet ftesë publike për të ardhur në Komunë për dy arsy.

Njëra, se nuk e kuptojnë dot se çfarë është Transparenca dhe tjetra për faktin se nuk dinë dhe nuk kanë parë se si organizohet një Konferencë e suksesshme e Donatorëve.

Për informatën tuaj të sërishme, në Konferencën e Donatorëve janë shpenzuar 16,000 euro ndërkaq vetëm pas fazës së parë të shqyrtimeve, Komunës së Gjakovës i janë dhënë donacion në vlerën mbi 300.000 euro.

Duhet rikujtuar fillimi i projektit të digjitalizimit te Administratës, projekti i digjitalizimit të Shkollave, projekti i Pallatit të Kulturës, projekti për ndërtimin e parkut kulturor në afërsi të shkollës së muzikës, rruga Dol-Kusar-Goden dhe inkuadrimi në projektin e alpeve shqipëtare, të gjitha këto rezultat i Konferencës së Donatorëve.

Interesi i AAK-së për zhvillimin e Komunës së Gjakovës është vrejtur gjatë 8 viteve të shkuara, e që së fundmi u vërtetua edhe dje me apstenimin e asambleistëve të këtij subjekti për shpalljen si zonë e interesit të veçantë të pronave të ndërmarrjeve shoqërore.
Grupi i asambleistëve të AAK-së si duket nuk i ka kuptuar as raportet financiare në mbledhjet e Asamblesë sepse po të ishte e kundërta nuk do vazhdonin me këto dilema naive.

Kjo komunikatë nuk do ofrojë më shumë përgjigje pasi që konsiderojmë se AAK-së dega në Gjakovë i duhet gjithsesi që të dal në media edhe njëherë në fundvit duke na përsëritur të njejtat pyetje.

Konsiderojmë se për të kuptuar rolin e tyre opozitar, elektorati I Komunës së Gjakovës do i qeras ata edhe me 4 vite tjera opozitë.

SHIKO MË SHUMË

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...