Kurti uron të dashuruarit, i pëlqen përputhja e datës me fitoren e tij

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar “Shën Valentinin”, ditën e të dashuruarve, të cilën e ka lidhur edhe me njëvjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare, raporton Express

Duke uruar të dashuruarit dhe ata që duan të bien në dashuri, Kurti ka shkruar se përputhja e kësaj date me njëvjetorin e fitores së VV’së është rastësi e bukur.

“Urime Shën Valentini të gjithë të dashuruarve dhe atyre që duan të bien në dashuri! Përputhja me njëvjetorin e fitores së madhe demokratike të 14 shkurtit 2021 është një rastësi e bukur”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.

Ndryshe, zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt të vitit të kaluar.

Fituese e zgjedhjeve doli Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, me 50.28 përqind./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...