Kurti uron qytetarët për Vitin e Ri 2026-të (VIDEO)

PUBLIKUAR

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me një video të publikuar në profilin e tij në Facebook i k auruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2026-të.

Ai i falënderoi ata për besimin për shërbim edhe për katër vitet e ardhshme.

Kurti tha se me formimin e qeverisë, “pa humbur kohë, do të bëhet miratimi i buxhetit, miratimi i ligjit për çmimet tavan, pagën e 13-të për shërbyesit civil, heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së, pakon për përballje me inflacionin…etj”, shkroi ai në Facebook.

Ai foli edhe për përballjen e vendit me katër palë zgjedhje gjatë 2025-ës, duke theksuar se kaluan “pa incidente e me rezultate të pranuara nga të gjithë”.

“Kosova më nuk ka nevojë ta kalojë testin e demokracisë”, u shpreh kreu i LVV-së transmeton Klankosova.tv.

Kurse, në përshkrim të videos Kurti ka shkruar;

“Gëzuar 2026-ta! Ju uroj mbrëmje të këndshme, kremtim të paharrueshëm, me familjen dhe miqtë. Jam zotuar para jush për siguri dhe begati. Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë”.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...