Kurti u pajtua të shtyhen zgjedhjet tash godet qeveritë e kaluara: Bënin qeveri me kriminelë, nënshkruan që FSK të mos shkojë në Veri

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, e cila u mbajtë pas tensioneve në veri.

Ai ka fajësuar Qeveritë e kaluara për gjendjen në veri, duke thënë se bënin marrëveshje me “kriminelë si Radoicici dhe Veselinoviqi” për të formuar Qeverinë e Kosovës dhe se nënshkruan marrëveshje që FSK’ja të mos dërgohej në veri, raporton Expres

“Me kriminelë si Radocici dhe Veselenivoqi bëhej marrëveshje edhe për të formuar Qeverinë e Kosovës, edhe për të blerë qetësi në veri të vendit, ku pasi kishin nënshkruar se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të dërgohej atje, tolerohej kontrabanda, zgjedhjet e Serbisë, dinari serb, targat ilegale të Serbisë, mospagesa e taksave as lokale e as qendrore, mospagesa e furnizimin me ujë e energji. Kjo përbën mosushtrim të obligimeve kushtetuese dhe detyrimeve ligjore, andaj një situatë e tillë padyshim që është e papranueshme për një shtet demokratik, evropian e prosperues sic është Republika e Kosovës, ku sundimi i ligjit është i padiskutueshëm”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka folur edhe për shtyrjen e zbatimit të disa vendimeve, duke thënë se “çdo shtyrje i skadon afati”.

“Ne duam të veprojmë me kujdes, duke kuptuar ndjeshmërinë ndaj situatës. Këtë e kemi dëshmuar gjatë gjithë kohës. Në fakt për shkak të brishtësisë së situatës atje dhe partneritetit me miqtë tanë, partnerët tanë evropiane e amerikanë kemi toleruar shtyrje disa herë të zbatimit të vendimeve tona, por çdo shtyrje edhe i skadon afati. Ne nuk kemi hequr dorë nga asnjë vendim që kemi marrë sepse nuk mund te heqim dorë nga ligjshmëria, kushtetueshmëria e obligimet që i kemi për shkak të përgjegjësive që I kemi marrë. Paligjshmëria nuk do të durohet, nuk do të tolerohet në asnjë pjesë të vendit tone”, deklaroi Kurti.

Ai ka pasur edhe një ftesë për serbët e Kosovës.

“Unë i ftoj të gjithë serbët në Kosovë që të punojnë bashkë me neve, të jetojnë bashkë me neve, të kuvendojnë bashkë me neve, të qeverisin bashkë me neve. Serbia dëshiron kthim në kohën e luftës kur ka kryer masakra e gjenocid në Kosovë. Ne dëshirojmë të ardhme demokratike, prosperuese e evropiane”, deklaroi Kurti. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...