Kurti: Topi është te Serbia, diskutimi duhet të bëhej “pse s’po nënshkruan ajo”, e jo “kur do të themelohet Asociacioni”

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se për marrëveshjen e 18 marsit në Ohër, duhet të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

I pyetur se a do të ratifikohet kjo marrëveshje në kuvend, Kurti tha se “besoj se tash topi nuk do të duhej të ishte të Kosova”, teksa kërkoi kontributin e të gjithëve për këtë.

“Topi është në anën e Serbisë, pse nuk po nënshkruan ajo”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se në vend se diskutimi, sipas tij, të bëhej se “pse nuk po e nënshkruan Serbia marrëveshjen”, diskutimi po bëhet se “kur do të themelohet Asociacioni”.

“Andaj, është e rëndësishme që t’i qëndrojmë besnikë interesave shtetërore të popullit tonë, sepse ne kemi qenë kreativ”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...