Kurti thotë se Kosova do t’i afrohet Kroacisë nëse vazhdon me rritjen ekonomike prej 10%

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti para gazetarëve tha se rritja dyshifrore ekonomike është lajmi që i frikëson të gjithë armiqtë e Kosovës. Madje shefi i qeverisë tha se nëse Kosova vazhdon me rritjen nga 10% do t’i afrohet Kroacisë, raporton Gazeta Express.

“Sot lajmi kryesor që i frikësohen të gjithë armiqtë e Kosovës është kjo rritje dyshifrore ekonomike. A e dini se çka do të thotë nëse përgjatë viteve të kësaj dekade ne vazhdojmë me rritje nga 10 për qind ne do t’i afrohemi Kroacisë. Nëse vazhdojmë vit pas viti me këtë rritjen 10% që është e pashembullt në Ballkan ne do t’i afrohemi vendit që së fundmi iu bashkua BE-së”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti i quajti ogurzeza paralajmërimet për rritje çmimesh dhe se rritja ekonomike ka ndodhur sepse qytetarët po shpenzojnë pasi e mendojnë të ardhmën më të mirë se të tashmen.

“Këto paralajëmrimet ogurzeza për rritje të çmimeve kanë efekte negative dhe kanë për synim prej dikujt edhe të ngjallin panik. Rritja ekonomike tek ne ka ndodhur sepse qytetarët kanë shpresë e mendojnë të ardhmen më të mirë se të tashmen dhe më shumë preferojnë të shpenzojnë sesa të kursejnë. Kur e mendon të ardhmën më të errët sesa të tashmen preferon të kursesh për ditë të zeza, ndërkaq kur e mendon të ardhmën më të ndritshme se të tashmen preferon të shpenzosh sepse ka parashikueshmëri pozitive dhe nuk ka rrezik negativ. Kundërshtarët e Kosovës kanë interes që qytetarët të mos shpenzojnë por të kursejnë”, tha ai.

 

SHIKO MË SHUMË

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...

Shiroka-Pula takon Begajn në Ohër, theksohet bashkëpunimi dhe lidhja e veçantë Kosovë-Shqipëri

Në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër,...