Kurti takon sot kryetarët e komunave

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka thirr sot në takim kryetarët e komunave, krejt kjo me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe pushtetit lokal.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.

Takimi do të ndodhë sot paradite në njërin nga hotelet në Pejë dhe do të diskutohet për performancën buxhetore e komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...