Kurti takon ambasadoren greke, të vullnetshëm për thellim të raporteve

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke, ambasadoren Chryssoula Aliferi, me të cilën kanë diskutuar për raportet mes dy vendeve dhe vullnetin e të dyja palëve për thellimin e tyre.

Siç thotë Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua edhe për situatën në rajon dhe dialogun me Serbinë, nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë, i cili “paraqet rrezik edhe për rajonin tonë, duke pasur parasysh ndikimin malinj të Federatës Ruse nëpërmjet partneritetit të tyre me Serbinë”.

=

Aliferi shprehu vlerësimin e palës greke për rreshtimin e menjëhershëm të Republikës së Kosovës me vendet e tjera demokratike, në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe për gatishmërinë për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Kurti falënderoi ambasadoren Aliferi për angazhimin e saj për përparimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, përgjatë mandatit të saj si shefe e Zyrës Ndërlidhëse.

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...