Kurti takohet me ambasadorin britanik, ZKM-ja tregon çka u bisedua

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka njoftuar ZKM-ja.

Ata folën për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe ambasadës britanike në Kosovë, dhe për temat aktuale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott reflektuan e diskutuan mbi zhvillimet gjatë vitit 2023, sfidat dhe arritjet e qeverisë, mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral për shkëmbim e zhvillim, siguri e paqe dhe planet e pritjet për vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...