Kurti: Sot s’është në rregull që të ndërpritet seanca e sotme, po ofroj takim me veteranët

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është në rregull që të ndërpritet seanca e sotme e kuvendit, pasi sipas tij, sot nuk është në rend dite paga minimale por janë pika të tjera.

Ai tha se s’bën që të sakrifikohen pikat e rendit të ditës së sotme për këtë çështje.

“Prandaj po them që duhet të vazhdoj kjo seancë e unë po takohem përpara se të vijë në lexim të dytë. Kjo është çfarë po ofroj”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv

Tutje, ai kërkoi falje për fjalën e tij të thënë më herët, ku u shpreh se 100 mijë qytetarë përfitojnë nga paga minimale, pasi sipas tij, nuk janë 100 mijë por 105 mijë.

“ATK në listat e tyre i ka 105 mijë qytetarë që e kanë pagën më të ulët se paga minimale”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...