Kurti: Serbia ta tregojë forcën në ringun e boksit, jo në kufi

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndalesën që e ka bërë Serbia sportistëve të Kosovës në kufirin mes dy shteteve.

Një ekip i boksierëve që përfaqësojnë Kosovën ishte nisur për në Beograd ku duhej të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator, por është përballur me një situatë aspak normale në kufi. Lajmin e ka konfirmuar vetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit në Kosovë, Latif Demolli i cili ka treguar se serbët nuk i kanë lënë të kalojnë kufirin.

Kurti thotë se Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ring e jo në kufi, teksa ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtarë që të reagojë për atë që ka ndodhur.

“Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit jo në kufi”, tha ai.

“Vendimi i tyre për të mos lejuar hyrjen e sportistëve tanë për Kampionatin Botëror të Boksit 2021 është një shkelje e normave ndërkombëtare të sportit. I bëj thirrje BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar për të dënuar këtë shkelje dhe veprim diskriminues”, shtoi Albin Kurti në rrjetin social Twitter.

SHIKO MË SHUMË

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...

Gjendet e vdekur gruja e zhdukur në Deçan, nga FSK-ja japin detaje

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Deçan. Kjo është konfirmuar...