Kurti: Serbët mendojnë se Escobari ua ka frikën – duhet ta kuptojë se bujaria e tij ndaj Serbisë nuk ia vlen

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se në Beograd ekziston mendimi se i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka frikë serbët.

Kurti, në një intervistë për televizionin “O Kanal” të Bosnjës e Hercegovinës, ka thënë se në sjelljet dhe deklaratat e Escobarit ka lëshime ndaj Beogradit, transmeton Klankosova.tv.

Por, Kurti thotë se së shpejti edhe Escobari do ta kuptojë se bujari e tij ndaj Beogradit nuk ja vlen.

“Mendoj se sjellja dhe deklaratat e zotit Escobar ndaj Beogradit janë lëshime. Por, nga ana tjetër, Beogradi nuk i kupton këto lëshime. Ata nuk mendojnë se është një virtyt i Escobar. Ata nuk mund të mendojnë se kjo është bujaria e Amerikës. Ata mendojnë: Ah, këta na kanë frikë. Pra, le të kërkojmë edhe më shumë”.

“Mendoj se edhe zoti Escobar, nëse nuk e ka kuptuar deri tani, do ta kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj Beogradit nuk ia vlen”, ka thënë Kurti.

 

SHIKO MË SHUMË

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...