Kurti: Qeverisë po i vjen fundi

PUBLIKUAR

Ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili ndodhet në arrest shtëpiak ka thënë se Qeverisë aktuale i ka ardhur fundi pasi sipas tij, ka mbetur të zgjedhë dy rrugë: dorëheqjen ose rrëzimin.

Kurti ka treguar se 9 janari është protesta e parë që do të vazhdojë për aq sa do të jetë e nevojshme deri në largimin e Qeverisë,

Në intervistë për Epokën e Re, Kurti ka thënë se vendi nuk ka nevojë për një Qeveri tjetër kalimtare, sepse sipas tij, qeveria Thaçi- Mustafa është kalimtare.

Ai tha se Isa Mustafës, tani që po e arrin moshën e pensionimit, i ka mbetur të marrë vetëm edhe librezën e PDK-së.

“Kjo qeveri kuislinfe duhet të shkojë. Ajo i ka dy rrugë: dorëheqjen ose rrëzimin”, thotë Albin Kurti.

Pas largimit të qeverisë, Kurti ka deklaruar se duhet të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që tri partitë të shkojnë në zgjedhje me listë të përbashkët.

Kurti mendon se qeveria Mustafa do të bjerë para se Hashim Thaçi të bëhet president.

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...