Kurti pret në takim kryeministrin kroat

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, i cili po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas takimi, Kurti dhe Plenkoviq do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Kryeministri i Kroacisë do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin dhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufcën.

Takimi me Osmanin do të mbahet në orën 12:05, gjatë të cilit e para e vendit do ta nderojë atë me medaljen presidenciale “Shën Tereza”.

Ndërsa me Konjufcën, Plenkoviq do të takohet në orën 12:55.

Kjo është vizita e parë e Plenkoviqit në Prishtinë qëkur ka ardhur në pushtet./Gazeta Sinjali/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...