Kurti pret Hovenier: Pres bashkëpunim të ngushtë me ambasadorin

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për medie, u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kreu qeveritar tha se ambasadori i ri e njeh Kosovën dhe popullin e tij, andaj pret bashkëpunim të ngushtë dhe thellim të aleancës me ShBA-të”

“Ambasadori i ri e njeh shumë mirë rajonin tonë, Kosovën, popullin dhe historinë tonë. Andaj në javët, muajt dhe vitet në vijim pres të kemi bashkëpunim të ngushtë për marrëdhënien sa më të mira ndërmjet Kosovë dhe SHBA-ve në mënyrë që të zgjerojmë dhe të thellojmë aleancën tonë e cila është në shumë fusha prej demokracisë, sundimin të ligjit, qeverisjes së mirë, investime ekonomi dhe deri tek mbrojtja dhe siguria, paqes dhe stabilitetit afatgjatë”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se pret thellim të bashkëpunimit me Kosovën.

“SHBA çmon marrëdhënien që ka me Kosovën dhe unë e çmoj këtë marrëdhënie. Besoj se me do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me kryeministrin dhe qeverinë e tij për të vazhduar drejt rrugëtimit për një shtet i cili është demokratik, shumetnik dhe me prosepritet”, tha ai.

Mëngjesin e sotëm, ambasadori Hovenier dorëzoi letrat kredenciale tek presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Paga minimale nga sot 500 euro, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë sot paga minimale u bë 500 euro. Prej...

“Shpata e Artë’’ – KFOR, EULEX, Policia do zhvillojnë ushtrim të përbashkët, merr pjesë edhe FSK

Më 2 dhe 3 korrik 2026, personeli i misionit të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR,...

Arrestohen dy persona në Prishtinë për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj, sekuestrohen sendet e vjedhura

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Prishtinë, të dyshuar...