Kurti: Për Ligjin e Pagave, nuk ka ende një propozim final

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti, tha se sa i përket Ligjit të pagave po qarkullojnë drafte, propozime të ndryshme por ato nuk janë propozime finale.

“Padyshim se pa një lloj ndryshueshmërie në mes pagës minimale, pagës mesatare dhe pagave të larta nuk mund të themi se kemi drejtësi shoqërore në republikën tonë.

“Unë nuk e kam rritur rrogën time por e kam përgjysmuar atë po them se nuk bëhet fjalë për vlerën e koificentit të mundshëm, sa i përket Ligjit të pagave po qarkullojnë drafte, propozime të ndryshme por ato nuk janë propozime finale”, tha kryeministri.

“Ka shumë interpretime, shumë lajme në media. por e di se nuk ka draft final. Kjo do të bëhet së shpejti publike kur të merren vendime”, tha Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...