Kurti për INTERPOL: Thaçi e Pacolli shkuan në Dubai si të show-bizit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas dështimit të Kosovës që të pranohet në INTERPOL. Kurti thotë se Presidenti Hashim Thaçi dhe kryediplomati Behgjet Pacolli nuk ishin në Asamblenë e Përgjithshme, por vetëm në Dubai, si persona të show-bizit.

Kurti thotë se me njerëzit e njëjtë që e përfaqësojnë Kosovën, nuk mund të pritet rezultat pozitiv në anëtarësim, transmeton Gazeta Express.

“Pas dështimit për anëtarësim në UNESCO, Kosova dështoi për t’u anëtarësuar edhe në INTERPOL. Me këta njerëz të njëjtë që na përfaqësojnë dhe prijnë me shtetin nuk mund të kemi rezultate të tjera. Në këtë dështim kishte gjithçka përveç rastësisë. As nuk dinë dhe as nuk duan të përgatiten”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lideri i VV’së thotë se Thaci e Pacolli kanë shkuar si personalitete të show-bizit e jo si përfaqësues zyrtarë.

“Nuk shkojnë jashtë vendit si zyrtarë të përgjegjshëm të shtetit tonë por si personalitete të shoë-biz-it ndërkombëtar siç e imagjinojnë veten. Thaçi e Pacolli nuk ishin në Konferencën për INTERPOL në Dubai. Thjesht, ata ishin vetëm në Dubai. Serbia dhe Rusia e bënë punën e tyre shoviniste ashtu qysh i kemi njohur gjithmonë, por këta dy punën e kujt e bënë?”, thuhet më tej në postimin e Kurtit. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...