Kurti pas takimit me QUINT-in: Grafitet ultranacionaliste serbe mbi veturat e NATO-s janë kujtime të errëta për Kosovën

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për takimin që sot e ka pasur me ambasadorët e QUIN’it si dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kurti ka thënë se ndan shqetësimet me ambasadorët për sulmet ndaj KFOR’it, sot në Veriun e Kosovës. Ai sulmet i ka cilësuar si ultranacionalsite.

”Sot pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin 🇪🇺. Unë ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër@Kosovo_Police @NATO_KFOR gazetarë. Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në 🇽🇰. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Dhjetëra ushtarë të KFOR’it janë lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit serbë, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ambasadorët e vendeve të BE-së, por edhe SHBA-ja kanë dënuar sulmet e sotme ndaj KFOR’it. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...

Vdes në QKUK një person, ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi aty ishte...