Kurti: Nuk e urrej Isa Mustafën

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i Kushtetuese tregoi se Isa Mustafa nuk e kishte ditur se çfarë ka nënshkruar në Bruksel.

“Ne si opozitë nuk mund ta ndalemi. Ja kemi dhënë një goditje të fuqishme Serbisë. Aleksandër Vuçiq dështimin më të madh e ka krijimin e ‘Zajednicës’ në Kosovë e tash ka zgjedhje në Serbi. Neve na bënë shumë të lumtur kjo”, ka deklaruar ai gjatë emisionit “Debat” në RTK.

Kurti thotë se protestat e opozitës nuk kanë të bëjnë gjë me dëshirën për pushtet.

“Ata e kanë lidh fatin me ‘Zajednicën’. Gazi nuk është hedh pse është formuar Qeveria, po pse kjo e solli ‘Zajednicën’”, ka thënë Kurti, duke shtuar se nuk e urren Mustafën. “Sinqerisht ju them, nuk e urrej. Por, le të largohen se e kanë shkel Kushtetutën. Gazi lotsjellës ik për 30 minuta, e ‘Zajednica’ as për 30 vjet. Na jemi paqësorë, pushtetin nuk e duam me dhunë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...