Kurti në telefonatë me Borrellin: Serbët mund të votojnë në referendum vetëm me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, lidhur me referendumin për ndryshime kushtetuese që do të mbahet në Serbi.

Kurti ka thënë në Twitter se i ka bërë të ditur Borrellit që serbët me shtetësi të dyfishtë do të lejohen të votojnë vetëm me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

“Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Zyrtarë të shtetit serb kanë thënë në deklaratat e tyre se edhe serbët e Kosovës do të votojnë në këtë referendum, ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka thënë se hapja e vendvotimeve në Kosovë nuk do të lejohet./Gazeta Express./

SHIKO MË SHUMË

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...