Kurti: Mësuesi, mësuesja duhet të jenë një lloj zbuluesi i prirjeve dhe i talenteve të nxënësve

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me bursistë të Institutit Veror 2022 “Teach for Kosova”.

Siç thuhet në një komunikatë për media, aty ndër të tjera u diskutua për lidershipin, arsimin dhe inovacionin.

Kurti gjatë fjalës së tij hyrëse tha se është shumë e rëndësishme të diskutohet lidershipi edhe aktivizmi në dritën e edukimit dhe arsimit, sepse siç tha ai, beson që dija i lëviz njerëzit.

Kosova, tha ai, sot ka 327 mijë e 676 nxënës edhe 23 mijë e 33 mësimdhënës, një mësimdhënës për 14 nxënës ku ndër detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të mësimdhënësve janë edhe identifikimi i potencialit dhe talentit të fëmijëve në mënyrë që ta ushqejnë atë më tej.

“Mësuesi, mësuesja duhet të jenë një lloj zbuluesi i prirjeve dhe i talenteve të nxënësve e unë besoj që secili prej neve duhet ta ketë kontributin e vet në shoqëri në këtë aspekt”.

Arsimi, sipas Kurtit  e ka për detyrë të jetë gjithëpërfshirës.

Askush, shtoi më tej ai, nuk duhet të lihet anash ose mbrapa, dhe se ata që i kanë mundësitë më të mëdha i kanë edhe përgjegjësitë më të mëdha që t’i ndihmojnë të tjerët.

Derisa theksoi përqendrimin e qeverisjes drejt inovacionit, kryeministri Kurti shtoi se për të shënuar progres përmbajtjesor duhen metoda dhe gjëra të reja.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...