Kurti: Marrëdhëniet me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias i cili ishte për vizitë në vendin tonë.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se marrëdhëniet me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres në darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias…”, shkruan Kurti.

Ndryshe, gjatë vizitës në Kosovë, Dendias është pritur edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...