Kurti lehtëson procedurat për mjekët nga diaspora, ky është vendimi që mori Qeveria

PUBLIKUAR

Në mbledhjen e 99 të Qeverisë së Kosovës sot është marrë vendimi që mjekët nga mërgata të lirohen nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër për të punuar në Kosovë, me kërkesë të institucioneve shëndetësore në Kosovë.

Sipas njoftimit, pas licencimit nga Ministria e Shëndetësisë, profesionistët nga mërgata mund të angazhohen në Kosovë nga 90 ditë brenda çdo periudhe prej 180 ditëve në një vit.

“U miratua vendimi për lirim nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër për profesionistët shëndetësorë nga mërgata, të cilët me kërkesë të institucioneve shëndetësore të Republikës së Kosovës, angazhohen përkohësisht në këto institucione. Pas licencimit nga Ministria e Shëndetësisë, këta profesionistë shëndetësorë mund të angazhohen në institucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës për një periudhë deri në 90 ditë brenda çdo periudhe prej 180 ditëve në një vit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sipas njoftimit, për angazhime më të gjata, ata duhet të fillojnë procedurën e pajisjes me leje qëndrimi sipas legjislacionit në fuqi për të huajt.

“Po ashtu, është miratuar Udhëzimi Administrativ për licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë të Huaj në Republikën e Kosovës. Me këtë Udhëzim Administrativ rregullohet procedura dhe kushtet e marrjes së licencës të profesionistit shëndetësor të huaj për ofrimin e kujdesit shëndetësor. Udhëzimi administrativ do të lehtësoj angazhimin e profesionistëve të huaj shëndetësor në ofrimin e shërbimeve në sistemin tonë shëndetësor”, thuhet në fund. /GazetaExpress

 

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...