Kurti i pret në Kryeministri zyrtarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut që nuk e kanë lëshuar punën

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e institucioneve lokale nga komunat e Mitrovicës së veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e mbarëvajtjes së punës së institucioneve dhe vazhdimi i përmbushjes së detyrave të tyre në kuadër të përgjegjësive që kanë.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, paqe dhe siguri, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazi e shërbim ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim të zyrës së kryeministrit.

“Në takimin e përbashkët me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,  morën pjesë Nënkryetari i Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, anëtarët e Kuvendeve Komunale nga Mitrovica e veriut, Zveçani dhe Zubin Potoku: Lulzim Peci, Selvete Kelmendi, Sefer Veseli, Skender Sadiku, Vedat Mehmeti dhe Zenel Jakupi, si dhe shefat e Zyrave Komunale për Komunitete të Komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut”, thuhet në njoftim. /Express

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...