Kurti i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit: Republikën e Kosovës do ta mbrojmë me vendosmëri dhe forcë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i thotë Vuçiqit se Kosova nuk kërkon konflikt por kërkon paqe dhe dialog, megjithatë territori ynë “do të mbrohet me vendosmëri dhe forcë”.

Këtë deklaratë kryeministri Kurti e dha pas kërkesës së Vuçiqit për vendosjen e një numri trupash ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet me vendosmëridhe forcë”, ka shkruar Kurti.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se Serbia do t’u kërkojë forcave paqeruajtëse të NATO-s që ta lejojnë vendosjen e një numri trupash ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...