Kurti: I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan

PUBLIKUAR

Kurti: I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan

Lajme

Gazeta Express

15/07/2022 19:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Kosovë, në shënim të Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë, ku e ka falënderuar edhe Presidentin Erdogan për mbështetjen në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti ka shprehur konsideratat e popullit të Kosovës ndaj vendit dhe popullit turk.

“Kosova te Turqia shikon një shtet aleat dhe një popull mik, me të cilin kemi lidhje të ngushta historike, marrëdhënie të sinqerta dhe të dobishme në shumë plane në të tashmen”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti në fjalën e tij.

“Ai shtoi se edhe për të ardhmen, populli i Kosovës dhe ai i Turqisë ndajnë perspektivën e paqes së qëndrueshme në rajonin e Ballkanit, të integrimeve në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si edhe të zhvillimit ekonomik e social”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, sipas njoftimit, ai ka shprehur mirënjohjen ndaj presidentit të Turqisë, Reccep Tayip Erdoğan për mbështetjen që i ka dhënë anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO, si një veprim i denjë që do t’i shërbente sigurisë dhe paqes në Ballkan dhe në botë.

“Turqia mbetet një partner strategjik i Kosovës dhe qeveria e Kosovës është e përkushtuar në vijimin dhe në zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike e kulturore dhe sociale mes dy vendeve”, ka theksuar kryeministri Kurti. /GazetExpress

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...