Kurti: GJND i dha vulë asaj që e dinin gjithë kohën mbështetësit e drejtësisë

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar 22 korrikun e 2010-ës kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se pavarësia e Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Kurti këtë e quajti vulën përfundimtare që iu dha shtetësisë së Kosovës.

“Në këtë ditë të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – gjykata më e lartë e OKB-së – vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke i dhënë një vulë përfundimtare asaj që ata që mbështesin të drejtat e njeriut dhe drejtësinë e dinin gjatë gjithë kohës”.

Për këtë ka shkruar më herët edhe presidentja Osmani, e cila tha se vendimi i kësaj gjykate është thirrje për vendet që s’e kanë njohur ende Kosovën, të ndërrojnë qëndrim.

“13 vjet më parë, GJND konfirmoi se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelë ligjin ndërkombëtar. 13 vjet më vonë, ky opinion historik mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”./Express/

SHIKO MË SHUMË

Sot temperaturat deri në 38 gradë, IKSHPK njofton për “simptomat e nxehtësisë”

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...

Tragjedia e djeshme në Pejë, sot varroset gruaja që u godit për vdekje nga treni

58 vjeçarja, Florije Muriqi e cila humbi jetën tragjikisht të hënën pasi u godit...

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me Lojërat Mesdhetare ‘’Prishtina 2030’’, duke...